Tirana Throwdown është një event sportiv qe perball atlete te niveleve te ndryshme të fitnesit në disiplinën e Crossfit. Në vitin 2023, vit në të cilin Tirana ishte kryeqyteti europian i sportit, është zhvilluar edicioni i parë, i cili mblodhi 140 atletë nga 9 vende të ndryshme të botës, përfshirë Itali, Greqi, Usa, Hungari, etj
Në edicionin e dytë të tij, eventi Tirana Throwdown, organizohet edhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Sporteve në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, si dhe planifikon të presë më shumë se 240 atletë nga më shumë se 12 shtete të ndryshme të botës. Përvec atletëve shqiptarë, aktualisht kanë konfirmuar pjesmarrjen deri më tani më shumë se 120 atletë të ndryshëm nga Italia, Greqia, Spanja, Hollanda, Polonia, Sllovakia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, etj
Eventi është ndarë në 10 kategori të ndryshme, për femra dhe për meshkuj, dhe i jep mundësi gjithësecilit prej atletëve që të konkurrojë në kategorinë që I përshtatet.
JU FTOJMË TË BROHORISNI ATLETIN TUAJ TË PREFEFUAR NË #TTD24