Tirana Throwdown

RREGULLORE

  1. EVENTI:

Tirana Throwdown 2023 është eventi I parë dhe më I madh I këtij lloji që zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Eventi do të zhvillohet në fushat e “Football Republic”, në Barbas, Tiranë. Në edicionin e tij të parë, Tirana Throwdown do të mbahet në datat 19-20-21 Maj, ku përkatësisht në datën 19 Maj do bëhet hapja e eventit dhe briefing i workoutetve, ndërsa në datat 20 dhe 21 Maj, do të zhvillohen garat të ndara në 5 workoute gjithsej, përfshirë dhe garën finale.

  1. REGJISTRIMET:

Regjistrimet për të gjithë atletët pjesmarrës do të hapen në datën 04 Mars 2023 dhe do të kryhen nëpërmjet platformës Reventy (reventy.com). Regjistrimet do zgjasin deri në datën 10 Maj 2023, ora 12:00. Gjithashtu organizatorët e Tirana Throwdown rezervojnë të drejtën për të mbyllur edhe përpara këtij afati regjistrimet, nëse plotësohet numri maksimal i atletëve pjesmarrës.

Për t’u bërë pjesë e TIRANA THROWDOWN, çdo atlet duhet:

  • Të ketë mbushur moshën madhore 18 vjeç në datën e fillimit të eventit.
  • Të ketë paguar tarifën prej 30 eurosh për pjesmarrje në event brenda datës 10 Maj 2023.
  • Të arrijë të përmbushë standartet e pjesmarrjes për secilën kategori
  • Të ketë nënshkruar Deklaratën e Lirimit nga Përgjegjësia së bashku me rregullat e Privacy.

Tarifat e regjistrimit nuk janë të kthyeshme për asnjë arsye si dhe regjistrimet nuk janë të transferueshme tek asnjë person tjetër për asnjë arsye.

  1. KATEGORITË:

Në Tirana Throwdown, atletët do të garojnë në 5 kategori, konkretisht:

  • Kategoria ELITE FEMRA
  • Kategoria ELITE MESHKUJ
  • Kategoria SCALED FEMRA
  • Kategoria SCALED MESHKUJ
  • Kategoria MASTER 39+ MESHKUJ
  1. KLAUZOLA MOS PRANIMI:

Organizatorët e eventit rezervojnë të drejtën e padiskutueshme dhe të paapelueshme për të pranuar ose refuzuar regjistrimin e një atleti nëse shkelen rregullat e vendosura nga ata.

  1. STANDARDET E KATEGORIVE:

Për të garuar në secilën prej 5 kategorive, atletët duhet të përmbushin standartet kryesore që ka secila prej këtyre kategorive, e konkretisht:

 

 

ELITE:

WOMEN                                               MEN

Snatch 55 kg                                        Snatch 80 kg
Clean & Jerk 65 kg                                Clean & Jerk 100 kg
Double Dumbell 15 kg                           Double Dumbell 22.5 kg
Double Unders                                      Double Unders                         
Chest to Bar Pull Ups                             Muscle Ups                              
HSPU                                                    HS Walk                                   
Toes to Bar                                           Toes to Bar      
Rope Climbs                                          Rope Climbs

 

SCALED:

WOMEN                                               MEN

Snatch 25 kg                                        Snatch 40 kg
Clean & Jerk 40 kg                                Clean & Jerk 55 kg
Deadlift 60 kg                                        Deadlift 100 kg
Double Dumbell 10 kg                           Double Dumbell 15 kg
Single Unders                                        Single Unders                           
Pull Ups                                                Pull Ups                                   
Push Ups                                              Push Ups                                 
Knees To Elbow                                     Toes to Bar                                                                  

 

MASTER 39+ MEN:

Snatch 40 kg                                         Double Unders
Clean & Jerk 55 kg                                 Pull Ups
Deadlift 100 kg                                     Push Ups
Double Dumbell 15 kg                           Toes to Bar                                                                                                                                                                              

                                   

  1. CHECK-IN:

Të gjithë atletët duhet të bëjnë check-in në vendin ku do zhvillohet eventi, të premten në datën 19.05.2023, prej orës 18:00-20:00 sipas kohës lokale të Shqipërisë. Briefing do të zhvillohet nga ora 20:15-21:15.

Nëse një atlet humbet check-in, atëherë ai do të ketë mundësinë e fundit për check-in të shtunën, datë 20.05.2023, midis orës 07:00-07:45 ndërsa nuk do ketë një mundësi të dytë për briefing.

Në momentin e check-in, atleti duhet të ketë me vete të printuar

 

 

  1. GARA

Gara do të ndahet në 2 ditë, përkatësisht dita e parë do ketë 2 workoute dhe dita e dytë do ketë 3 workoute, ku workouti I fundit do jetë edhe finalja.

Ora e fillimit të secilës bateri dhe pjesamrrësit në secilën prej tyre, do u bëhen me dije atletëve disa ditë përpara garës. Është përgjegjësi personale e atletëve që të jenë në vendin e organizimit të eventit në kohën e përcaktuar për të filluar garën bateria e tij. Nëse nuk janë aty në kohë për çfarëdo arsye, atëherë ata nuk mund të konkurrojnë në një bateri tjetër në një kohë tjetër.

Në fund të ditës së parë të garës, bateritë për ditën e dytë do të ndryshojnë në bazë të performancës së atletëve dhe secilit prej atletëve do të njoftohet paraprakisht për orën në të cilën do zhvillojë garën bateria e tij.

Në fund të secilës garë, do bëhet edhe pikëzimi i atletëve pjesmarrës, ku atleti që ka dalë i pari në një workout, do marrë 1 pikë, atleti që ka dalë I dyti do marrë 2 pikë dhe kështu me rradhë.

Në fund të 4 workouteve, do bëhet edhe mbledhja e pikëve përfundimtare, ku 10 atletët e renditur në vendet e para për çdo kategori, do bëhen pjesë e garës finale.

Në garën finale, pikët do kenë vlerë të dyfishtë, ku atleti që merr vendin e parë do vlerësohet me 2 pikë, atleti që merr vendin e dytë do vlerësohet me 4 pikë dhe kështu me rradhë.

Pikët e marra gjatë finales, do i bashkohen pikëve të marra në 4 fazat e mëparshme, ku në përfundim, do shpallet dhe fituesi. 

Në rast të një barazimi midis dy ose më shumë atletëve gjatë ngjarjes, zbatohet politika e mëposhtme e barazimit:

Fillimisht do merret në konsideratë se cili atlet është renditur në vendin e parë më shpesh. Ai me më shumë renditje në vendin e parë do shpallet fitues. Nëse ka ende një barazim, do shqyrtohet se sa herë është renditur secili atlet i dyti, e nëse përsëri janë barazim, kalojmë tek renditja në vend të tretë, të katërt e kështu me rradhë.

Nëse pas të gjithë këtyre hapave, përsëri atletët janë barazim, do merret në konsideratë renditja në garën finale.

  1. RREGULLAT E SJELLJES DHE VENDIMET E GJYQTARËVE:

Ekipi i Gjyqtarëve të Tirana Throwdown ka autoritetin përfundimtar për të gjitha kërkesat dhe ankesat që mund të kenë atletët.

HEAD JUDGE është figura që i është besuar menaxhimi i EVENTIT dhe është subjekt reference për çdo pyetje në lidhje me Workoutet. Gjyqtarët janë të trajnuar dhe të aftësuar në lidhje me menaxhimin e çdo situate gjatë zhvillimit të garës. Çdo bateri do të ketë drejtuesin e saj, i cili mund të jetë drejtuesi i gjyqtarëve ose një person tjetër i caktuar prej tij, dhe ka autoritetin të ndërhyjë drejtpërdrejt në gjykimin e një gjyqtari duke anuluar ose vërtetuar një vendim të tij.

Atletët duhet të pranojnë të sillen në mënyrë të drejtë dhe duke zbatuar parimet universale të fair play: manipulimet dhe tentativat për të mashtruar, sjelljet shqetësuese ose penguese ndaj mbarëvajtjes së eventit, komentet e dhunshme dhe fyese, ose çdo sjellje tjetër që synon të ofendojë, lëndojë ose dëmtojë imazhin e eventit apo pjesmarrësve në këtë event do të ndëshkohen nga drejtuesi i garës deri me përjashtimin nga gara. Ata gjithashtu mund të dënohen me penalitete në klasifikim për të gjitha sjelljet josportive dhe çdo qëndrim të mundshëm që synon të dëmtojë organizatorët e eventit, pjesëmarrësit, sponsorët, spektatorët dhe të tjerët të pranishëm ose për të parandaluar konkurrentët e tjerë të marrin pjesë në konkurs në mënyrë të drejtë dhe korrekte.

Gjithashtu organizatorët rezervojnë të drejtën për të ndjekur në rrugë ligjore çdo çështje të mundshme për çdo kompensim të mundshëm të dëmeve.

  1. ANKESAT E ATLETËVE

Vetëm atletët kanë të drejtë të paraqesin një ankesë gjatë garave, brenda dy orëve nga përfundimi i baterisë së tyre, dhe vetëm pasi të paguajnë një tarifë apelimi prej 30 eurosh. Kushti i nevojshëm për shqyrtimin e Ankesës është plotësimi i formularit përkatës.

Nëse rezultati i apelimit është në favor të atletit, ai do të rimbursohet. Kryegjyqtari rezervon të drejtën të refuzojë një kërkesë dhe të gjitha vendimet e tij janë përfundimtare, pa të drejtë për ankim të mëtejshëm.

Tirana Throwdown nuk do të pranojë asnjë kërkesë dy orë pas përfundimit të baterisë përkatëse.

Videot, fotot, regjistrimet me telefon ose çdo media tjetër NUK do të përbëjnë bazë për ndryshimin ose modifikimin e vendimit, apo rezultatit të gjyqtarit. Kryegjyqtari mund të përdorë vetëm pamjet të cilat do sigurohen nga organizatorët e eventit.

Të pranishmit (spektatorë, sportistë, trajnerë, etj.) nuk lejohen të përdorin dron gjatë eventit për asnjë arsye.

Më poshtë janë shembuj të ngjarjeve ose veprimeve që një atlet mund të apelojë (me numërimin, gabimet e të dhënave ose dështimet e pajisjeve) por nuk përfaqësojnë një listë shteruese:

  • Mospërputhje e të dhënave të fletës së rezultatit me tabelën përfundimtare
  • Gabim në numërimin e përsëritjeve të sakta (p.sh. numri i përgjithshëm i përsëritjeve)
  • Mospërputhje ose gabim në ngarkim të rezultateve
  • Dështimi i pajisjeve ose monitorit që nuk ishte përgjegjësi e atletit
  • Gabim në drejtimin e radhës së ushtrimeve nga ana e gjyqtarit
  • Veprimi i një atleti ose personi tjetër që pengoi përparimin e tij

Më poshtë janë shembuj të ngjarjeve ose veprimeve që një atlet nuk mund të apelojë, por nuk përfaqësojnë një listë shteruese:

  • Uljet në squats
  • Drejtimi I hipseve, gjunjëve dhe krahëve
  • Stabilizimi i peshave në pozicionin overhead

Shënime:
Disa lëvizje tipike mund të kualifikohen për rishikim; për shembull, rope climb apo handstand walk. Për shkak të kohës së zgjatur të nevojshme për të përfunduar një përsëritje në krahasim me lëvizjet e tjera më të shpejta (p.sh., përsëritjet e squat apo push press), ankesat që përfshijnë një “no rep” të diskutueshme mund dhe duhet të merren parasysh në këto raste.

Praktikisht, atletët nuk mund të ngrenë një ankesë kundër një atleti tjetër konkurrent. Megjithatë, gabimet e mëdha të sjella në vëmendje të ekipit të gjyqtarëve mund të hetohen në interes të mbarëvajtjes së drejtë të eventit.

 

  1. QASJA NË FUSHË:

Vetëm atleti, një trajner për çdo palestër, gjyqtarët, vullnetarët dhe organizatorët e garës kanë akses në fushën e garës duke ndjekur protokollet e sigurisë.

Tifozë mund të futen vetëm në ambjentet e dedikuara për sponsorët dhe në tribunën qëndrore, gjithmonë jashtë perimetrit të sigurisë

Zona e nxemjes, sipas rregullave të hyrjes, mund të aksesohet nga atletët në përputhje me protokollet, në oraret dhe mënyrat e përcaktuara, sipas kalendarit të garës, 20 minuta përpara se të fillojë bateria ku atleti merr pjesë.

  1. DRUG POLICY

Atletët e skualifikuar nga ndonjë garë tjetër për përdorim të drogës për rritjen e performancës se tyre nuk lejohen të marrin pjesë në Tirana Throwdown për sa kohë që zbatohet ndalimi i tyre.

Përveç kësaj, Tirana Throwdown ka të drejtë të bashkëpunojë me organizatat ndërkombëtare anti-doping nëse kërkohet. Gjithashtu nëse kërkohet, atletët që marrin pjesë në event do të duhet të bashkëpunojnë duke marrw pjesë në programet e testimit të drogës. Nëse një atlet shmang, refuzon ose dështon t’i nënshtrohet një testi droge, atëherë Tirana Throwdown ka të drejtë ta përjashtojë atë nga eventi.

  1. ÇMIMET E FITUESVE

Tirana Throwdown do shpërndajë një numër të madh çmimesh që shkojnë deri në vlerën 12 000 Euro.

  1. POLITIKA E PRIVATËSISË:

Lidhur me përpunimin e të dhënave personale Tirana Throwdown thekson se të dhënat personale të atletëve do të përpunohen për qëllime të lidhura rreptësisht me eventin. Këto të dhëna do të jenë objekt i përhapjes në çfarëdo forme të imazheve ose videove të veta të marra në faqen e internetit, youtube, facebook, instagram, twitter, të printuar dhe/ose në çdo mjet tjetër.

Tirana Throwdown do përdorë emailet e atletëve të regjistruar për të dërguar vetëm buletinet me email. Postat e sportistëve të regjistruar nuk do t’u jepen palëve të treta. Të gjitha postat e atletëve mbahen në serverët e Tirana Throwdown për një kohë të pacaktuar.

  1. TE FUNDIT

Tirana Throwdown nuk është përgjegjës nëse shteti shqiptar apo autoritetet lokale ose ndërkombëtare kërkojnë që ngjarja duhet të shtyhet ose duhet të anulohet si rezultat i një ngjarjeje të Forcës Madhore (duke përfshirë, por pa u kufizuar në, fatkeqësitë natyrore, epidemitë, etj.). Nëse shteti shqiptar ose autoritetet kompetente kërkojnë që ngjarja të mos zhvillohet për asnjë arsye, një datë e re do të caktohet nga Tirana Throwdown në të njëjtin vend ose në një vend tjetër. Pjesëmarrja e atletëve do të transferohen automatikisht në datën e re dhe si atletët ashtu edhe spektatorët nuk do të duhet të paguajnë asnjë tarifë shtesë.

TiranaThrowdown nuk është përgjegjës për çdo tarifë që mund t’u shkaktohet atletëve dhe/ose spektatorëve për kostot ndaj palëve të treta (përfshirë, por pa u kufizuar në, hotelet, biletat e linjës ajrore, lundrimet, etj.).

Deklarata e Lirimit nga Përgjegjësia dhe rregullat e Privacy

Supozimi i shprehur i rrezikut: Unë pajtohem dhe pranoj se pjesmarrja në Tirana Trowdown, përfshin edhe rreziqe të ndryshme përsa i përket dëmtimeve, rrëzime që mund të rezultojnë në lëndime të rënda, lëndime për shkak të pakujdesisë nga ana ime ose nga njerëzit e tjerë përreth meje, lëndim për shkak të përdorimit jo të rregullt të pajisjeve, çdo dëmtim serioz personal ose përkeqësim i shëndetit (p.sh. muskulo-skeletor, kardiovaskulare, neurologjike etj.) ose ndonjë rrezik për dëmtim të pronës.

Jam dakord dhe e pranoj që ndonjë nga këto rreziqe të lartpërmendura mund të rezultojë në lëndim serioz ose vdekje për mua por pohoj se jam i informuar dhe plotësisht i vetëdijshëm për rreziqet e rabdomiolizës dhe e pranoj se Tirana Trowdown, nuk mban përgjegjësi në rast të ndonjë lëndimi ose vdekjeje ose dëmtimi e pronës për shkak të mosfunksionimit dhe/ose dëmtimit të vendit të ngjarjes.

Unë me dëshirë dhe shprehimisht marr përgjegjësinë e plotë për rreziqet ndaj të cilave jam i ekspozuar dhe pranoj përgjegjësinë e plotë për çdo lëndim, dëmtim ose vdekje që mund të rezultojë nga pjesëmarrja në Tirana Trowdown 2023.

Deklaroj me përgjegjësi të plotë që nuk kam dëmtime fizike apo sëmundje që do të rrezikojnë veten apo të tjerët dhe nuk vuaj nga ndonjë gjendje shëndetësore e cila mund të përkeqësohet nga pjesëmarrja në Tirana Trowdown 2023.

Informacion mjekësor: Unë shprehimisht pranoj të marr ndihmën e parë dhe/ose ndonjë trajtim mjekësor që konsiderohet i nevojshëm nga çdo personel mjekësor në rast të një lëndimi, aksidenti ose sëmundjeje gjatë pjesëmarrjes sime në Tirana Trowdown 2023. Unë e pranoj gjithashtu se Tirana Throwdown, nuk është e detyruar të ofrojë trajtim mjeksor të mëtejshëm.

Dëmshpërblimi: Unë pranoj dhe kuptoj rreziqet e përfshira në aktivitetet e ofruara nga Tirana Trowdown. Prandaj, unë marr përgjegjësi financiare dhe pranoj përgjegjësi për çdo lëndim që mund t’i shkaktoj vetes dhe/ose për çdo dëmtim ose vdekje që mund t’u shkaktoj të tjerëve dhe/ose për çdo dëmtim të pronës të shkaktuar nga unë.

Imazhe/Video: Unë i jap Tirana Trowdown, dhe të gjithë personave ose personat juridikë të autorizuar prej tyre, lejen për të fotografuar, incizuar dhe transmetuar foto ose video të miat , si dhe ti publikojnë çdo foto ose video/film timin në faqen e tyre të internetit si dhe të përdorin çdo material tjetër promovues dhe edukativ pa kompensim ose shpërblim. Përdorimi i imazheve dhe videove/filmave të marra nga unë nuk do të përdoret për asnjë qëllimi tregtar pa pëlqimin paraprak me shkrim të Tirana Throwdown.

Ligji – Juridiksioni: Kjo Marrëveshje do të trajtohet dhe do të interpretohet sipas ligjit shqiptar. Të gjitha mosmarrëveshjet ose konfliktet që lindin nga kjo marrëveshje, do ti nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të Gjykatave kompetente të Republikës së Shqipërisë.

sqAlbanian